|
HYRJE NĖ ADRESARIN E ORGANIZATAVE JO-FITIM PRURĖSE
NĖ SHQIPĖRI
Adresari i Organizatave
Jofitimprurėse, botim i Vitit 2002 ėshtė
vazhdimėsi e botimeve tė mėparshme tė Fondacionit
Shqiptar tė Shoqėrisė Civile. Shumė tė dhėna kanė
ndryshuar qė nga botimi i fundit i vitit 2001.
Mjaft organizata kanė ndėrruar adresė, person
kontakti numrate e telefonit apo tė faksit. Kjo e
bėn tė domosdoshme ribotimin herė pas here tė kėtij
adresari nė formė mė tė zgjeruar, duke pasqyruar
kėto ndryshime dhe duke shtuar edhe organizatat e
reja qė krijohen dhe arrijnė tė informohen pėr
Fondacionin tonė dhe tė na kontaktojnė
drejtpėrdrejt ose nėpėrmjet rrjetit tė
koordinatorėve lokalė.
Duam t'ju vėmė nė dijeni gjithashtu se
informacioni i kėtij libri ėshtė mbledhur
nėpėrmjet formularėve tė cilat Njėsia e
Informacionit i ka pėrgatitur dhe shpėrndarė pėr
tė gjithė organizatat e interesuara pėr t'u
pėrfshirė nė kėtė botim. Kėto formularė kanė
shėrbyer si bazė pėr krijimin dhe rifreskimin e
bazės sė tė dhėnave pėr Organizatat Jofitimprurėse
nga Njėsia e Informacionit tė FSHSHC.
Nė mbledhjen e tė dhėnave kanė dhėnė njė ndihmesė
tė madhe tė gjithė koordinatorėt e Fondacionit tė
shpėrndarė nė rrethe tė ndryshme tė Shqipėrisė.
Ata janė pėrpjekur dhe kanė shfrytėzuar tė gjitha
burimet e mundshme nė mėnyrė qė tė jepnin njė
informacion sa mė tė plotė pėr organizatat
jofitimprurėse.
Pėrfitojmė nga rasti t'iu japim atyre njė
falenderim tė veēantė.
 |