|
PAKICAT KOMBETARE
DHE GRUPET ETNIKE
I. Ē'JANE MINORITETET DHE GRUPET ETNIKE
Nė kohėt moderne ekzistenca e pakicave kombėtare,
e grupeve etnike ėshtė karakteristikė pėr tė
gjithė shtetet dhe shoqeritė. Veēse numri dhe
pesha specifike e grupimeve tė tilla,
problematikat politikosociale, ekonomike e
psiko-kulturore tė bashkėjetesės, tė
bashkėzhvillimit tė tyre me shumicėn e anėtarėve
tė shoqėrisė janė tė ndryshme nė vende tė ndryshme.
Mirėkuptimi i pakicave kombėtare, etnike etj. ka
rėndėsi tė veēantė pėr stabilizimin social dhe
zhvillimin e pėrshpejtuar pothuajse tė tė gjithė
popujve tė botės. Nė Deklaratėn e KSBE/OSBE, tė
miratuar nė Kopenhagen nė vitin 1990, ndėr tė
tjera, theksohet se mbrojtja e minoriteteve
kombėtare "ėshtė njė faktor thelbėsor paqeje,
stabiliteti dhe demokracie" (Benoit - Rohmer F.
1996/7)
Problemet komplekse tė minoriteteve janė acaruar
mė shumė sidomos gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit.
Pas pėrmbysjes sė sistemit komunist, rajone tė
gjera tė Evropės Qendrore, Lindore e Jug-lindore,
veēanėrisht gadishulli i Ballkanit, u prekėn nga
konflikte etnike, e fetare. Konflikte tė tilla nė
disa raste jo vetėm vunė nė diskutim, kufi
shtetėrorė por ēuan deri nė ndryshimin e tyre.
Nė rrethana tė tilla tė mbarsura me shpėrpjestime,
kontradita e sfida tė shumėllojshme nė tė gjithė
fushat e veprimtarive, problematika e minoriteteve
po trajtohet gjithnjė mė intensivisht si nga
strukturat politike ndėrkombėtare, ashtu edhe nga
studiuesit e shkencave shoqėrore, nga juristėt etj.
Duke qenė tejet komplekse, mjaft probleme tė
minoriteteve janė ende tė diskutueshme. Madje ende
i diskutueshėm ėshtė dhe pėrcaktimi i nocionit "minoritet
kombėtar".
Studiuesit e shkencave shoqėrore "ndjehen" nė
vėshtirėsi pėr tė formuluar njė pėrcaktim tė
konceptit qė tė pėrgjithėsojė karakteristikat aq
tė shumėllojshme tė grupeve minoritare.
Megjithkėtė, studiuesit e shkencave sociale dhe
veēanėrisht strukturat politike, social-kulturore
e shkencore ndėrkombėtare konsiderojnė si mė tė
mirėpranuar pėrcaktimin e formuluar nė projektin e
protokollit shtesė tė hartuar nga Asambleja
Parlamentare e Kėshillit tė Europės nė vitin 1993.
Sipas kėtij pėrcaktimi, i cili bazohet nė idetė e
profesor Koposartit, koncepti "minoritet kombėtar"
shėnon njė numur personash nė njė shtet tė cilėt:
a. banojnė nė teritorin e njė shteti dhe janė
shtetas tė tij;
b. mbajnė lidhje tė vjetra, tė forta dhe tė
qėndrueshme me kėtė shtet;ndrueshme me kėtė shtet;
c. shfaqin karakteristika etnike, kulturore,
fetare ose linguistike tė veēanta;
d. ndonėse mė tė pakėt nė numur se pjesa tjetėr e
popullsisė sė kėtij shteti janė pėrfaqėsues nė
mėnyrė tė mjaftueshme;
e. Janė tė frymėzuar nga vullneti pėr tė ruajtur
kulturėn, traditat, fenė ose gjuhėn e tyre
(Benoit- Rohmer F.1996:14)

|