|
Hyrje
Secili nga ne perjeton ēdo ditė
pėrvojėn e rendit social. Edhe gjėrat e pėrditshme
qė na janė bėrė rutinė realizohen nė njė kuadėr tė
komanduar prej forcash qė pėr ne janė tė jashtme.
Pra, ekziston nje rend social, qė pėrcakton
veprimet tona. ēdo shoqėri, deri edhe nė
fragmentet mė tė vogla, jep provėn e njė
rregullsie apo tė njė rendi tė rregulltė tė
gjėrave. Me fjalė tė tjera, ēdo shoqėri mbėshtetet
nė kėtė rregullsi. Ne e konsiderojmė si normale,
si legjitime, ka si tė thuash njė lidhje tė
ngushtė ndėrmjet mikrobotės shtepiake dhe
makrobotės kombėtare, tė cilat i nėnshtrohen njė
rregullsie tė caktuar.
Sapo dalim pak nga mikrobota mund tė flasim pėr
njė rend institucional, qė rregullon marrėdhėniet
ndėrmjet individėve. Kėshtu rendi social na
paraqet edhe njė aspekt shtrėngues. Tek e fundit
tė gjithė aktorėt sociale ndeshin nė mėnyrė tė
pashmangshme pushtetin. Por si e bėn rregullimin
rendi social? Rendi social "mishėron" nė dy mėnyra:
ai programon kuadrin e sjelljeve tė mia tė
zakonshme dhe u imponon kėtyre sjelljeve qė tė
rrjedhin sipas njė mėnyre tė caktuar. Si rezultat
i kėtij proēesi realizohet ajo, qė nė sociologji
quhet procesi i socializimit tė individit. Procesi
i socializimit ka si qėllim qė t'i kthejė kėto
shtrėngime nė zakone, pėr t'i rregulluar nė mėnyrė
tė tillė qė tė formojė, sipas terminologjisė
frojdiste njė mbi unė koherent dhe tė fortė Kėshtu,
natyra thelbėsore e marrėdhėnieve ndėrmjet
individėve dhe shoqėrisė, ėshtė konfliktuale. Por
rendi social mund tė jetė edhe shtypės (regjimet
totalitare me kampet e pėrqėndrimit), qė,
megjithatė, nuk arrin kurrė qė t'i programojė
tėrėsisht sjelljet individuale. Kjo shpjegon
faktin, qė sot shumė autore, flasin pėr aftėsinė
resistuese tė individit, e cila shprehet mė sė
miri nė atė ndryshim qė i bėn ky formulės sė
Dekartit "mendoj, pra jam", nė "revoltohem, pra
jam". Kjo rezistencė mund tė shkojė deri nė
disidence. Madje edhe nė periudhat e luftrave
nėpėr revolucione ka diēka qė na kujton
rregullsinė. Mjetet e pėrdorura pėr tė mbrojtur
kėtė rregullsi, quhen legjitime. Kėta autorė
pranojnė se gjėrat janė ashtu si duhet nė sistemet
morale, filozofike dhe fetare tė shpjegimit.
Kėshtu pėrpunohen rregullat pėr tė harmonizuar
kėto marrėdhėnie. Megjithėse mund tė duken si
arbitrare, kėto rregulla kanė prirjen tė grupohen
nė njė korpus, qė duket koherent dhe homogjen.
Ndėrsa e drejta paraqitet si njė teori e bazuar nė
njė filozofi tė caktuar. Me fjalė tė tjera,
pavarėsisht nga objekti i nje rregulli, secili
prej tyre propozon njė sjellje normative, pra, na
bėn t'i referohemi njė norme.
Por, ēfarė ėshtė njė normė? Njė normė ėshtė njė
formulim konkret ose njė formulė abstrakte pėr atė
ēka duhet tė jetė e mirė dhe qėndrueshme, diēka, e
cila pranon njė gjykim vlerėsues : ideal, rregull,
qėllim. Mund tė themi se rregulli ėshtė shprehje
praktike e normės. Kėshtu p.sh., nė qoftė se
rregulli nė njė ndėrmarrje ėshtė qė puna tė
fillojė nė orėn tetė tė mėngjesit, norma qė shpreh
kėtė rregull, ndėrmjet shumė tė tjerash , ėshtė
ajo e njė "punėtori tė mirė". Etj.

|