|
HYRJE NĖ KONCEPTET E SHOQĖRISĖ CIVILE
Shoqėria Civile nėnkupton njė koncept shumė tė gjerė, i cili
nė thelb shpreh pjesėmarrjen aktive tė individit
pėr tė zgjeruar dhe konsiliduar liritė dhe tė
drejtat e njerėzve, kontributin e tij pėr njė
shoqėri tė hapur dhe tė drejtė, qė frymėzon
solidaritet, humanizėm, tolerancė dhe mirėkuptim,
tė cilat janė aq tė domosdoshme pėr vendin tonė nė
kėtė fazė tranzicioni tė vėshtirė dhe tė zgjatur.
Problemet qė lidhen me Shoqėrinė Civile janė trajtuar nga
autorė e studiues tė shumtė nė kėndvėshtrime tė
ndryshme.Gjenealogjia e kėtij koncepti ėshtė e
hershme. Termi ėshtė trashėguar nga romakėt, tė
cilėt flisnin pėr societas civilis
Origjina e
vėrtetė e Shoqėrisė Civile ėshtė nė Anglinė dhe
Evropėn Perėndimore tė shekullit tė 17-tė.
Filozofi Xhon Loch pėrdorte termin shoqėri civile,
por jo nė kuptimin modern tė saj, pėrderisa ai nuk
e dallonte atė nga shteti. Megjithatė Lock
ndėrmori hapin esencial pėr tė dalluar rregullat
politike nga komuniteti qė ėshtė shoqėria.
Duke iu referuar fjalorėve tė shumtė, termin Shoqėri Civile
e gjejmė tė shpjeguar gjerėsisht. Nė njė kuptim
civile do tė thotė qė u pėrket qytetarėve apo
bashkėsisė sė qytetarėve. Nė konceptin juridik
civile do tė thotė qė ka tė bėjė me tė drejtat
private tė individėve dhe me veprimet ligjore qė
rrjedhin nga kėto tė drejta private.
Nė kuptimin e zakonshėm me term civil nėnkuptohet njė
person pa pushtet zyrtar apo ushtarak. Termi
civil ose i civilizuar i referohet gjithashtu
njė individi tė kulturuar, tė sjellshėm.
Ashtu siē shprehet studiuesi Aaron Rhoder Shoqėria Civile,
nė kuptimin e njė shoqėrie qė karakterizohet nga
qėndrimet e qytetėruara, do tė thotė njė shoqėri
qė udhėhiqet nga vlerat themelore tė drejtėsisė e
ndershmėrisė, tolerancės, zbatimit tė rregullave
demokratike njė shoqėri vetėrregulluese nė tė
cilėn rendi buron nga respektimi pozitiv i vlerave
tė pėrbashkėta, jo nga nėnshtrimi ndaj pushtetit
shtetėror. Etj
.
 |